Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate dhe phthalates.
*27gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.
Përbërësit “magjik”
glutathione, acidi salicilik, vaji nga pema e çajit jeshil, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Niacinamide, Glycereth-26, Sodium Hyaluronate, Calcium Pantothenate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Silica, Trehalose, Hydroxyethyl Urea, Betaine, Erythritol, Glutathione, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Butylene Glycol, PEG-14M, Allantoin, Xanthan Gum, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Salicylic Acid, Disodium EDTA, Carbomer, Triethanolamine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol.
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.