Nëse lëkura juaj është sensitive, e irrituar dhe e stresuar DR. JART+ Cryo Rubber™️ With Soothing Allantoin, do t'ju dhurojë qetësim intensiv. Në paketimin e saj do të shikoni një ampulë dhe një maskë "Sheet Mask". Ampula është e formuluar me allantoin, kompleks prebiotikësh dhe glicerinë për të ofruar hidratim dhe qetësim ndaj çdo irritimi të mundshëm. Nga ana tjetër përmbajtja me niacinamide, bën të mundur zbehjen e njollave kafe dhe minimizimin e poreve. Ndërsa maska është e formuluar me ekstrakt hidratues të algave dhe mundëson depërtimin e thellë të ekstrakteve të këtyre të fundit në të gjitha shtresat e lëkurës. Sapo t'a aplikoni në lëkurë do të vëreni freski të menjëhershme falë teknologjisë së patentuar Cryo Rubber™️, e shpikur në Korenë e Jugut, e cila ndihmon në përthithjen e menjëhershme nga lëkura. E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*44gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.

Përbërësit "magjik"

allantoin, ekstrakt të algave, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Dr.Jart+ Allantoin 1000 ppm Ampoule: Aqua, Dipropylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Dimethicone, Glycereth-26, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, Allantoin, Trehalose, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Betaine, Disodium EDTA, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Tocopherol, Potassium Laurate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Mangifera Indica Seed Butter, Sorbitan Sesquioleate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Allium Cepa Bulb Extract, Asparagus Officinalis Extract, Brassica Oleracea Capitata Leaf Extract, Cynara Scolymus Leaf Extract, Musa Sapientum Fruit Extract, Undaria Pinnatifida Extract.

Dr.Jart+ Cryo Rubber™ Soothing Mask: Aqua, Methylpropanediol, Chondrus Crispus Extract, Glycerin, Ceratonia Siliqua Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Caprylyl Glycol, Algin, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, CI 77891, Melia Azadirachta Leaf Extract, Allantoin, Calcium Chloride, Melia Azadirachta Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Coccinia Indica Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Sodium Citrate, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Citric Acid, Xylitylglucoside, Ocimum Sanctum Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Anhydroxylitol, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa Root Extract, Xylitol, Centella Asiatica Extract*, Glucose, Hydrogen Dimethicone, Tocopherol, Diatomaceous Earth, Kaolin.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cryo Rubber With Soothing Allantoin

1,200 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI