I DEW CARE Timeout Blemish Patch konsiderohen si ngjitëset më efektive për trajtimin e akneve. Këto ngjitëse hidrokoloidale thithin papastërtitë dhe veprojnë si një mburojë mbrojtëse ndaj agjentëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Këto ngjitëse janë të formuluara me acid salicilik dhe vaj esencial nga gjethet e pemës së çajit. Të dy këta përbërës të mrekullueshëm arrijnë të trajtojnë aknet, pikat e bardha, pikat e zeza. Por jo vetëm... Nëse keni problematikë edhe me njollat e mbetura post- akne këto ngjitëse do të arrijnë t’i parandalojnë ato. Ndërsa formulimi i tyre me ekstrakt të bimës centella asiatica minimizon skuqjen e zonës së inflamuar. Është koha t'ju thoni lamtumirë akneve!
*Sipas një studimi të kryer këto ngjitëse arrijnë të trajtojnë aknet për vetëm 4-8 orë.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
Madhësia e ngjitëseve Original: 10mm (36 ngjitëse)
Madhësia e ngjitëseve Plus: 12mm (36 ngjitëse)
Madhësia e ngjitëseve Dark Spot: 16mm (32 ngjitëse)
Madhësia e ngjitëseve Chin & Cheeks: 31 X 46mm (9 ngjitëse)