Nëse dëshironi një krem mbrojtës ndaj diellit që të mos e yndyrosë lëkurën, dhe në fund të ketë efekt hidratues atëherë BENTON Air Fit UV defense Sun Cream SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! I formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica, panthenol, dhe dipotassium glycyrrhizate, ushqen thellësisht lëkurën, duke forcuar barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Nga ana tjetër niacinamidet dhe tochopheroli ofrojnë  njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke ndihuar në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjat e moshës dhe kujdesin ndaj poreve, duke mos i bllokuar aspak këto të fundit. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Kremi mbrojtës ndaj diellit është certifikuar nga një organizatë europiane e njohur për testimet klinike. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet! Përmban teknologji të ajrimit, duke mos krijuar aspak ndjesi ngjitjeje dhe rëndese. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale etj.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ektrakt të bimës centella asiatica, panthenol, tochopherol, niacinamide, dipotassium glycyrrhizate

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Tromethamine, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Xanthan Gum, Butyl Alcohol

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI