ROVECTIN Calming Lotus Water Cream është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e ROVECTIN Lotus Water Cream . Ky krem ofron hidratim të thellë, duke e lënë lëkurën shumë të butë, vetëm me përbërës natyral dhe të pastër nga natyra! I formuluar me 75% ekstrakt të ujit të Lotus-it (zambakut), e cila edhe pse gjendet e rrënjosur në baltë, gjithmonë lulëzon plot hijeshi, dhe kjo falë aftësisë së saj të jashtëzakonshme për t'u vetëpastruar. Falë kësaj përmbajtjeje, ky krem mbron lëkurën nga çdo radikal i lirë dhe agjent i jashtëm, duke i "vetëpastruar" për një pamje të pastër dhe të shëndetshme. Për më tepër, ky krem përmban Kaempferol, një antioksidant i njohur dhe shumë i fuqishëm i cili ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të hidratimit, si dhe ka veti fantastike kundër shenjave të moshës. Formulimi me Aquaxyl, hidraton në mënyrë të menjëhershme lëkurën, ndërsa përmbajtja e lartë e faktorit hidratues natyral (NMF), rrit më tej mbajtjen e lagështisë dhe parandalon thatësinë ose dehidratimin. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë të dehidratuar dhe sensitive.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

75% ekstrakt të ujit të Lotus-it (zambakut), aquaxyl, kaempferol

Lista e plotë e përbërësve

Nelumbo Nucifera Flower Extract, Glycerin, Pentylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Polyisobutene, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond)Oil, Water, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Panthenol, Cetearyl Olivate, Hydrogenated Polydecene, Sorbitan Olivate, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethylcellulose, Allantoin, Trideceth10, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Calming Lotus Water Cream

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI