Trajtoni intensivisht shenjat e moshës falë setit PYUNKANG YUL Black Tea Line Gift Set. Ky set përmban toner, serum dhe krem hidratues antirrudhë, të cilët janë të formuluar me çajin e zi të fermentuar Kombucha, i pasur plot me antioksidantë me përmbajtje polifenol dhe catechin. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës. 

PYUNKANG LINE Black Tea Infusion Toner

Ky toner njihet për vetitë e tij të mrekullueshme hidratuese dhe kundër shenjave të moshës. Përveç formulimit me çajin e zi të fermentuar, ky toner përmban peptide dhe adenosine të cilat mundësojnë rritje të elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës. Gjithashtu këto të fundit forcojnë barrierën mbrojtëse, duke nxitur rigjenerimin qelizor. Nga ana tjetër formulimi i këtij toneri me ekstrakt të bimës mugwort, i ofron lëkurës qetësim dhe freski. Kjo bimë njihet për vetitë e saj qetësuese kundrejt çdo lloj irritimi të mundshëm, qoftë nga radikalet e lira, apo agjentët e jashtëm. Ky toner ofron hidratim të thellë pasi përmban beta glucan, gjalpë shea, vaj të farave makadamia, 5 lloje të acidit hialuronik, 3 lloje keramidesh dhe panthenol. Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*130ml

PYUNKANG LINE Black Tea Boosting Serum

Ky serum është i duhuri për të gjitha lëkurat të cilat e kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin. Formulimi i tij me çajin e zi të fermentuar dhe ekstrakt Ginseng Berry ofrojnë vitalitet në lëkurë, rrisin elasticitetin, mbajnë në kontroll shenjat e moshës dhe ofrojnë efekt lifting në lëkurë. Ndërsa formulimi me peptide dhe adenosine, bëjnë të mundur mbushjen e çdo vije të holle rrudhe. Menjëherë pas aplikimit lëkura ka një pamje plot shkëlqim, pasi ky serum ka në formulimin e tij niacinamide të cilat mundësojnë edhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Ky serum ofron hidratim të thellë pasi ashtu si toneri, përmban beta glucan, gjalpë shea, vaj të farave makadamia, 5 lloje të acidit hialuronik, 3 lloje keramidesh dhe panthenol. Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

 *45ml

PYUNKANG LINE Black Tea Enriched Cream

Ky krem është i për vetitë e fuqishme kundër plakjes së lëkurës dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Përveç formulimit me çajin e zi të fermentuar ky krem përmban ginseng i cili ka në përbëmbajtje të tij saponona dhe polifenole. Këto të dyja ofrojnë vitalitet në lëkurë, rrisin elasticitetin dhe mbajnë në kontroll shenjat e moshës. Gjithashtu formulimi me peptide dhe adenosine, bëjnë të mundur mbushjen e çdo vije të holle rrudhe. Ndërsa niacinamidet dhe ekstrakti i frutit të detit Sea Buckthorn, i cili ka në përmbajtje vitaminë C, mundësojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, zbehje të hiperpigmentimit dhe tkurrjen në dukje të poreve. Menjëherë pas aplikimit lëkurën do ta ndjeni thellësisht të hidratuar, pasi ky krem ka në përmbajtje acid hialuronik, beta glucan dhe keramide. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës! Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*60ml

PYUNKANG LINE Black Tea Infusion Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

PYUNKANG LINE Black Tea Boosting Serum

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

PYUNKANG LINE Black Tea Enriched Cream

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

çaj i zi i fermentuar, adenosine, peptide, acid hialuronik, keramide, panthenol 

Lista e plotë e përbërësve

PYUNKANG LINE Black Tea Infusion Toner

urified Water, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Diethoxyethyl Succinate, Trehalose, Pentylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract (1,055 ppm), Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Panthenol, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, 1,2 Hexanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Methylpropanediol, Sodium Hyaluronate, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Butyrospermum Parkii Butter Extract, Biosaccharide Gum-4, Polyglyceryl-10 Myristate, Cnidium Officinale Rhizome Extract, Eclipta Prostrata Extract, Biota Orientalis Leaf Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Poria Cocos Extract, Panax Ginseng Root Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Polygonum Multiflorum Root Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Beta-Glucan, Ethylhexyl Palmitate, Coptis Japonica Extract, Scrophularia Buergeriana Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Piper Methysticum Root Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acetyl Hexapeptide-8, Glucose, Centella Asiatica Extract, Saccharomyces Ferment Filtrate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Brassica Campestris Sterols, Hydrogenated Lecithin, Artemisia Capillaris Extract, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Madecassic Acid, Ceramide NS, Ceramide EOP, Carbomer, Caprylyl Glycol, Trideceth-10, Caramel, Fructose, Maltodextrin, Polysilicone-15, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Ethylhexylglycerin

PYUNKANG LINE Black Tea Boosting Serum

Purified Water, Glycerin,Butylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Dicaprylyl Ether, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Tromethamine, Camellia Sinensis Leaf Extract(1055 ppm), Dipropylene Glycol, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Polysilicone-15, Caramel, Adenosine, Polyglyceryl-10 Dilaurate, Xanthan Gum, Eclipta Prostrata Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Disodium EDTA, Silica, Methylpropanediol, Panthenol, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Butyrospermum Parkii Butter Extract, Polyglyceryl-10 Myristate, 1,2 Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Panax Ginseng Berry Extract, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Phellodendron Amurense Bark Extract, Coptis Japonica Extract,Scutellaria Baicalensis Root Extract, Scrophularia Buergeriana Extract, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Piper Methysticum Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Brassica Campestris Sterols, Hydrogenated Lecithin, Acetyl Hexapeptide-8, Fructose, Saccharomyces Ferment Filtrate, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Glucose, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Asiatic Acid, Asiaticoside, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NS, Madecassic Acid, Madecassoside, Ceramide EOP

PYUNKANG LINE Black Tea Enriched Cream

Purified Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Diisostearyl Malate, Behenyl Alcohol, Niacinamide, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Alcohol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Simethicone, Polyglyceryl-3 Distearate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Polyisobutene, Caprylyl Glycol, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Camellia Sinensis Leaf Extract (1,055 ppm), Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Dipropylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Glyceryl Stearate Citrate, Ethylhexylglycerin, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Adenosine, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Methylpropanediol, Panthenol, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Maltodextrin, Caramel, 1,2 Hexanediol, Biota Orientalis Leaf Extract Cnidium Officinale Rhizome Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Paeonia Lactiflora Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Poria Cocos Extract, Polygonum Multiflorum Root Extract, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Scrophularia Buergeriana Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Piper Methysticum Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Cholesterol, Coptis Japonica Extract, Brassica Campestris Sterols, Acetyl Hexapeptide-8, Fructose, Glucose, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Madecassoside, Madecassic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide NS, Ceramide EOP

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

PYUNKANG YUL Black Tea Line Gift Set

10,000 ALL 12,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI