PETITFEE Black Pearl & Gold Hydrogel Mask Pack janë maska njëpërdorimshe luksoze të formuluara me ar dhe perla që purifikojnë, hidratojnë dhe lëmojnë vijat dhe rrudhat. Kjo maskë ka në përbërjen e saj kompleksin "+5 Black Complex" i cili përmban: perla të zeza, 24k gold, beta glucan, ekstrakt të algave të detit dhe Fucoidan-V. Këto maska kryejnë disa funksione njëherësh, si: rikthejnë elasticitetin, ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës si dhe balancojnë nivelin e duhur të hidratimit. Nga ana tjetër përbërja e këtyre maskave me Beta-Glucan bën të mundur hidratimin e thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Përbërja e esencës me Fucoidan-V, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtuar atë nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Ndërsa falë algave të detit e gjithë esenca e kësaj maske përthithet lehtësisht nga lëkura. Formulimi me ekstrakt të bimës Camellia Sinensis dhe bimës Houttuynia Cordata falë vetive të fuqishme anti-inflamatore minimizojnë çdo irritim të mundshëm të lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*32gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
perla të zeza, 24k gold, beta glucan, ekstrakt të algave të detit dhe Fucoidan-V, ekstrakt i bimës Camellia Sinensis dhe bimës Houttuynia Cordata.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Calcium Chloride, Methylpropanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Xanthan Gum, Caprylic/Capric Triglyceride, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Chondrus Crispus Powder, Beta-Glucan, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Peat Water, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Citrus Junos Fruit Extract, 1, 2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethyl Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Laminaria Digitata Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Synthetic Fluorphlogopite, Titanium Dioxide, Ci 77499, Tin Oxide, Pearl Powder (1 Ppm), Gold (1 Ppm), Chlorphenesin, Phenoxyethanol, Disodium Edta, Fragrance.
E themeluar nga NS Retail Co., Ltd. në vitin 2007, marka PETITFEE është e specializuar në produktet e kujdesit të përditshëm të fytyrës dhe trupit që promovojnë elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Duke marrë emrin nga fjalët franceze "petit fée", që do të thotë "zanë e vogël", marka zhvillon produktet e saj nga hidrogeli, që hidratojnë thellësisht lëkurën. Të gjitha produktet PETITFEE dhe koelf janë 100% të prodhuara në Kore.