NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream është një krem për zonën rreth syve i cili premton rritje intensive të elasticitet të lëkurës falë formulimit me 10% V.Biome Liposome™️, (përbërës i patentuar nga NEOGEN), 10 lloje të ndryshme peptidesh dhe 5 përbërësve të tjerë të patentuar të cilët rrisin qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e tij! Duke qenë se kolagjeni me kalimin e viteve fillon dhe reduktohet, shenjat e para të moshës fatkeqësisht fillojnë dhe vërehen lehtësisht në zonën rreth syve. Pikërisht peptidet arrijnë të plotësojnë proteinën e munguar në lëkurë, duke mbushur në këtë mënyrë të gjitha boshëllëqet që krijon kolagjeni. Nga ana tjetër formulimi me 10,000 ppm Argireline, përbërës ky i patentave Amerikane, Spanjolle dhe Europiane (ES2160485B1, US7473679B2, EP1180524B1), ndalon komunikimin e nervave dhe muskujve gjatë lëvizjes së mimikës. Nëse ende nuk ju bind ky krem, në formulimin e tij janë edhe 4 përbërës të tjerë të patentuar, si: Syn-Coll, Effipulp, Aquaxyl dhe Collageneer, që kontribuojnë gjithashtu në rritje të elasticitetit dhe minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe te ato të mimikës. Konsistenca e kremit vjen në trajtë xheli, duke bërë të mundur që zonën rreth syve t'a ndjeni gjithmonë të hidratuar dhe shumë të butë! I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*35ml
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë.
Përbërësit "magjik"
V.Biome Liposome™, 10 lloje të ndryshme të peptideve, vitaminë C, 10,000 ppm Argireline, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol,Cetearyl Alcohol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, SorbitanStearate, Panthenol, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, XanthanGum, Anthemis Nobilis Flower Oil, Hydrogenated Polydecene, Allantoin, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid,Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Trideceth-10, Glucose, Collagen Extract, Caprylyl Glycol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil,Ceramide NP(Ceramide 3), Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Squalane, Cyanocobalamin, Acetyl Hexapeptide-8, Riboflavin,Thiamine HCl, Biotin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Maltodextrin, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract,Xylitylglucoside, Cetyl Ethylhexanoate, Anhydroxylitol, Sodium Starch Octenylsuccinate, Calcium Pantothenate, Xylitol, Lactobacillus Ferment Lysate, SodiumAscorbyl Phosphate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Lupinus Albus Seed Extract, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, HydroxydecylUbiquinone, Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polysorbate 20, Menadione, Palmitoyl Tripeptide-5, Silica, Tocopherol, Pentylene Glycol,Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, SodiumHyaluronate Crosspolymer, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4,Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.