Pastrues fytyre vajor

Ofrojini lëkurës tuaj një pastrim të thellë me larësin vajor NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil, versioni i ri dhe i përmirësuar i larësit vajor NEOGEN DERMALOGY Real Cica Micellar Cleansing Oil. I formuluar me teknologjinë më inovative "micellar", siguron pastrim nga sebumi i tepërt dhe papastërtitë e tjera në lëkurë. Përmbajtja me centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit dhe azulene, bëjnë të mundur qetësimin e lëkurës, ndërsa 10 lloje të ndryshme vajrash botanikë e pastrojnë atë pa shkaktuar irritim. Nga ana tjetër, përbërësi aktiv LHA (Lipo Hydroxy Acid), kujdeset për pastrimin e thellë të poreve, dhe gjithashtu i ofron lëkurës njëtrajtësim. Konsistenca e tij është e lehtë, dhe shpëlahet plotësisht. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*300ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit, azulene, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Lista e plotë e përbërësveCaprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Water, Guaiazulene, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Ceramide NP, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Allantoin, Tocopherol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Juglans Regia (Walnut) Seed Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Xanthan Gum, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Caprylyl Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Hyaluronic Acid, Glucose, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Limonene, Linalool

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil

2,300 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI