MIZON Good Night White Sleeping Mask

900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 09 dhe Mars 10.

MIZON Good Night White Sleeping Mask,maska ideale, që përveçse njëtrajtëson tonin e lëkurës, do të ofrojë hidratim të thellë, do të forcojë barrierën mbrojtëse dhe nayrale të lëkurës si edhe do të ndihmojë në rigjenerimin e kësaj të fundit! Maska ka në përbërje ekstrakt mani, i cili ndihmon në eksfolimin e lëkurës nga qelizat e vdekura, dhe i rikthen asaj një pamje plot jetë dhe shkëlqim. Gjithashtu formulimi me niacinamide, bën të mundur njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe tkurr madhësinë e poreve në dukje. Nga ana tjetër, proteina e placentës, glicerinë dhe çamçakëz sklerotium formojnë një shtresë të hollë për të mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira apo agjentët e jashtëm mjedisorë. Pra, nëse dëshironi t'i adresoheni hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe ta ktheni lëkurën në të shëndetshme, zgjidhja e duhur është të shtoni këtë maskë në rutinë. Maska është përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që maska ka një aromë freskuese qetësuese të livandos e cila do t'ju ndihmojë në relaksimin e mendjes dhe njëkohësisht do t'ju mbushi plot me energji pozitive.

Formuala e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*50ml

Shpërndani