Pastrues fytyre ujor.
MARY & MAY White Collagen Cleansing Foam është larës ujor në formë shkume, i cili duket si një krem, por në fakt sapo bashkohet me ujin krijon një shkumë pastruese shumë të butë. I formuluar me 46.6% kolagjen ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Nga ana tjetër niacinamidet (vitamina B3), ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Gjithashtu ky larës ndihmon në minimizimin e poreve dhe balancon mbiprodhimin e sebumit. Nga ana tjetër formulimi me acid hialuronik, ofron hidratim të thellë duke mos e lënë lëkurën aspak të dehidratuar apo të thatë pas pastrimit. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke iu adresuar shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
kolagjen, niacinamide, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract (46.6%), Myristic Acid, Palmitic Acid, Glycerin, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Purified Water, Beeswax, Dipropylene Glycol, Lauryl Hydroxysultaine, Niacinamide (1%), Glyceryl Stearate SE, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Fragrance
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.