KLAVUU Blue Pearlstation 8 Hydra Marine Ampoule

2,300.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 09 dhe Mars 10.

Blue Pearlstation 8 Hydra Marine Ampoule, është një ampulë e formuluar me 8 lloje të acidit hialuronik, kolagjen detar i marrë nga algat dhe Vitaminë B5. Veçoritë e këtij serumi qëndrojnë te formulimi i disa llojeve të acidit hialuronik me peshë molekulare të lartë, të mesme dhe të ulët. Ky formulim i patentuar Hyalocta Complex ™, mundëson që acidet hialuronikë me peshë molekulare të lartë të mbrojnë lëkurën duke krijuar një barrierë hidratuese; molekulat me peshë të mesme rrisin intensitetin e hidratimit, ndërsa molekulat me peshë të ulët absorbohen shpejt dhe thellë në lëkurë për të aktivizuar hidratimin dhe rritjen e lageshtirës. Ndërsa formulimi me ekstrakt perlash dhe kompleksi i kolagjenit detar stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, i japin një efekt të shëndetshëm dhe rinor lëkurës suaj.

Ky serum është ideal edhe për tu përdorur me fondatinë: KLAVUU Blue Pearlstation High Coverage Marine Collagen Aqua Cushion SPF50+ PA++++,  për t'I dhënë shkëlqim makeup-it tuaj dhe një pamje rrezezuese.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: KLAVUU Blue Pearlstation Oneday 8Cups Marine Collagen Aqua Cream për lëkurë të yndyrshme, dhe KLAVUU Blue Pearlstation Marine Aqua Enriched Cream për lëkurë të thatë.

*50ml

Shpërndani