JUMISO Yes, I'm Toner AHA 5% është një toner eksfoliues i butë, por shumë efektiv në trajtimin e pikave të zeza, të bardha dhe largimin e qelizave të vdekura. Ky toner ka në formulimin e tij 5% acid glikolik, i cili mban në kontroll sebumin e tepërt, tkurr poret dhe largon qelizat e vdekura, që ndodhen mbi sipërfaqen e lëkurës duke premtuar një lëkurë më të shëndetshme dhe të pastër. Formulimi i këtij toneri edhe me panthenol, duke bërë të mundur që lëkura të jetë thellësisht e hidratuar. Ndërsa acidi laktik në bashkëveprim me allantoinën, redukton irritimin e lëkurës dhe e mbron barrierën e kësaj të fundit nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Nga ana tjetër ky toner përmban ekstrakt të kokrrizave të orizit, një përbërës ideal për të trajtuar hiperpigmentimin. Ky toner do të kthehet në produktin e preferuar me vetëm njëherë përdorim. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive, mjafton të niset përdorimi i tij në mënyrë graduale. 

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

panthenol, 5% AHA, Lactobacillus (probiotik)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Potassium Hydroxide, Glycolic Acid, Lactic Acid, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Phenoxyethanol, Dimethyl Sulfone,Polyglyceryl-10 Oleate, Lactobacillus Ferment, Houttuynia Cordata Extract, Sophora Japonica Flower Extract, Saccharomyces/Rice Ferment Filtrate, Panthenol, Allantoin,Backhousia Citriodora Leaf Oil, Sea Water, Benzyl Glycol, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Tocopherol, Raspberry Ketone, Citral

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Yes, I'm Toner AHA 5%

2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI