COSRX nuk zhgënjen kurrë, as me produktin One Step Moisture Up Pad. Përbërësi kyç është ekstrakti i propolisit, që është shumë efektiv në trajtimin e akneve dhe heqjen e njollave të krijuara prej tyre. Gjithashtu, formula e tij përmban acidin hialuronik, një përbërës i preferuar i femrave Koreane në përkujdesjen e lëkurës. Ai siguron hidratim dhe mbajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës. Përbërja e këtyre tamponëve eksfoliues është e butë mjaftueshëm për përdorim të përditshëm, por në të njëjtën kohë efektive për ta mbajtur lëkurën të lëmuar. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe të thatë.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike dhe e pa testuar në kafshë.
Nuk përmban: alkool, sulfate, paraben, phthalates.

*70 tamponë/ 135ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën duke evituar zonën rreth syve dhe buzëve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëherë fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt propolis, sodium hyaluronate

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, 1,2-Hexanediol, Betaine Salicylate, Panthenol, Allantoin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, Xanthan Gum, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX One Step Moisture Up Pad

1,300 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI