COSRX AHA BHA Vitamin C Daily Toner

2,400.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 04 dhe Qeshor 05.

Përshkrimi

COSRX AHA BHA Vitamin C Daily Toner është një toner eksfoliues kimik, i cili është i butë, por shumë efektiv. Përmbajtja e tij është speciale falë 16 përbërësve të tij si: AHA, BHA, Vitaminë C, Niacinamide etj. Vitamina C Golden-Rx Complex është e patentuar nga vetë COSRX-i. Ajo ka prejardhje nga ekstrakti i frutit të kivit dhe ekstrakti i frutit të Hylocereus Undatus (Dragon Fruit). Këta përbërës mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet të diellit, si edhe ndihmon në prodhimin e melaninës për të zbehur hiperpigmentimin e lëkurës. AHA (acid alpha hydroxy), largon qelizat e vdekura të lëkurës. BHA (acid beta hydroxy) pastron në thellësi poret duke i hequr sebumin e tepërt. Niaciamide, një formë e vitaminës B, minimizon skuqjen dhe irritimin e lëkurës si dhe ndihmon në tkurrjen e poreve të saj. Ky eksfoliues është ideal për të gjitha tipet e lëkurës dhe dermatologjikisht i testuar për lëkurën e ndjeshme.

Formula e tij është hipoalergjike dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: alkool, sulfate, aromë artificiale, paraben, vaj mineral.

 *150ml

Shpërndani