Cos De BAHA G Glycolic Acid 10 AHA Serum është krijuar posaçërisht për të adresuar disa problematika njëherësh të lëkurës me anë të një produkti të vetëm! Ky serum është i formuluar me sasi të konsiderueshme prej 10% acid glikolik, për të ofruar efekt “peeling” në epidermën e lëkurës (sipërfaqe), pra për të eksfoliuar qelizat e vdekura që ndodhen në të. Nga ana tjetër përdorimi i këtij serumi rrit elasitcitetin e lëkurës, duke siguruar hidratim dhe lagështi. Kjo formulë ofron gjithashtu një kujdes specifik nga vijave të holla dhe rruhave, duke i lëmuar dukshëm me një përdorim të vazhdueshëm. Nga ana tjetër ky serum ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës. Serumi është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, gluten, formaldehid, ngjyrues artificial.
*30ml
Përdoret 1-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit glikolik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit "magjik"
10% acid glikolik, ekstrakt i gjethes aloe vera.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Ext, Glycolic Acid, Propanediol, Arginine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hydroxide, Camellia Sinensis Leaf Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Leontopodium Alpinum Extract.
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.