BENTON PHA Peeling Toner është toneri eksfoliues ideal për lëkurën sensitive dhe të thatë. Ky toner ka përmbajtje të përbërësit aktiv PHA, i cili eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe, duke i ofruar asaj njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Pikërisht PHA e bën këtë toner ideal dhe shumë të butë pa krijuar irritim në lëkurën sensitive. Gjithashtu ndihmon përbërësit e tjerë të lëkurës të depërtojnë thellësisht, duke rritur efikasitetin e tyre. PHA gjithashtu lufton glikacionin, një proces që ndodh kur sheqeri i tretur i bashkohet kolagjenit, duke dobësuar atë së bashku me nivelet e elastinës, e cila ndikon dhe në parandalimin e shenjave të moshës. Nga ana tjetër uji i lules Centaurea Cyanus, ekstrakti i Lules së Krizantemës Morifolium dhe Ceramide NP, krijon dhe një barrierë mbrojtëse hidratuese mbi sipërfaqen e lëkurës. pH i tij është acidik për të balanuar nivelin e pH të lëkurës. Pas aplikimit, do të arrini të keni një lëkurë të shëndetshme, elastike dhe me plot shkëlqim!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë etj.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

PHA, uji i lules Centaurea Cyanus, ekstrakti i Lules së Krizantemës Morifolium, Ceramide NP, 

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Centaurea Cyanus Flower Water, Pentylene Glycol, Lactobionic Acid (3%), Glycerin, Sodium PCA, Propanediol, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Oleanolic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Gluconate, Dipotassium Glycyrrhizate, Enantia Chlorantha Bark Extract, Ceramide NP, Allantoin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON PHA Peeling Toner

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI