Nëse jeni duke kërkuar një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me përmbajtje 100% minerale, pa u shqetësuar për përthithjen e rrezeve UV nga lëkura, gjithashtu i përshtatshëm për të gjithë familjen duke mos shkaktuar aspak irritim edhe ndaj lëkurës sensitive, atëherë BENTON Mineral Sun Stick SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! Përmban mbrojtjen maksimale të rrezeve UV në Korenë e Jugut pa u shqetësuar për irritimin që zakonisht këta mbrojtës i krijojnë syve. Përmban filtra mineral si titanium dioxide, 3 lloje acidesh hialuronik, dhe tocopherol që njihet si vitaminë E, për ta ushqyer dhe mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira. Konsistenca e tij është e lehtë duke mos lënë njollë të bardhë apo ndjesinë e rëndë dhe ngjitëse në lëkurë. Është në formë stick-u, çka e bën shumë të lehtë riaplikimin e tij gjatë ditës, nëse jeni në lëvizje, në plazh dhe i përshtatet çdo stine. BENTON Mineral Sun Stick SPF50+/ PA++++ është prodhuar duke kaluar testin e "low-irritating", për lëkurën sensitive me indeks shumë të vogël 0.04. Përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës, edhe atë të yndyrshme dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*15gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit “magjik”
filtra fizikë (dioksid titaniumi), 3 lloje të acidit hialuronik, tochoperol (vitaminë E).
Lista e plotë e përbërësve
Coco-caprylate/caprate, sunflower seed wax, propylene glycol dicaprylate, H-di/trimethylol hexyllactone cross polymer, C12-15 alkyl benzoate, titanium dioxide, dicaprylyl carbonate, Synthetic fluorphlogopite, vinyl dimethicone, microcrystalline wax, aluminum stearate, polyhydroxystearic acid, purslane extract, centella extract, sodium hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid, sodium Acetylated hyaluronate, caprylic/capric triglyceride, polyglyceryl-4diisostearate/polyhydroxystearate/sebacate, silica, alumina, pentylene glycol, allantoin, panthenol, Glycerin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Xylyl Glucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Glyceryl Caprylate, Triethoxycaprylylsilane, Stearic Acid, Tocopherol, Purified Water, 1, 2-hexanediol, ethylhexylglycerin
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).