BENTON Let’s Carrot Moisture Cream është një krem hidratues, pjesë e linjës me ekstrakt karrote nga marka BENTON! Ekstrakti i karrotës është një përbërës i shkëlqyer, pasi përmban beta-karoten, të cilën trupi e shndërron në vitaminë A. Kjo e fundit ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës për një lëkurë më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Kremi përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos e lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës madje dhe për atë të irrituar dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit “magjik”
ekstrakt karrote, vaj farash, beta-karoten, lycopene, tokoferoli
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Water, Glycerin, Arachidyl Alcohol, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Panthenol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Arachidyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Glyceryl Caprylate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Propanediol, Pentylene Glycol, Canola Oil, Sodium PCA, Sodium Gluconate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Dipotassium Glycyrrhizate, Butylene Glycol, Glucose, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(100ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Camellia Japonica Flower Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract(66ppm), Sodium Hyaluronate, Bixa Orellana Seed Oil, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Beta-Carotene, Ceramide NP, Tocopherol
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).