BENTON Fermentation Mask është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Kjo maskë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTON. E formuluar me 3 përbërës të shkallës së lartë të fermentimit: filtratin e fermentuar të galactomyces (majasë), lisatin e fermentuar të bifida dhe filtratin e fermentuar të kolagjenit. Fermentimi i përbërësve ndihmon në përthithjen e përbërësve aktivë në mënyrë më efektive në lëkurë, duke dhënë rezultat më efikas pas përdorimit. Ndërsa kolagjeni është thelbësor për rritjen e elasticitetit të lëkurës. Përmban gjithashtu keramide NP me prejardhje bimore, e cila lëmon rrudhat dhe ofron një lëkurë më rinore. Gjithashtu 2 llojet e peptideve ndihmojnë në rritjen e funksionit të barrierës së lëkurës, ndërsa panthenoli ndihmon në hidratim dhe ushqyerje të thellë. Pëlhura e maskës përbëhet nga pambuk dhe celulozë duke e bërë të qëndrojë butësisht në lëkurë.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*20gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit “magjik”
filtratin e fermetimit galactomyces (majasë), lizati i fermentit Bifida, fultrati i fermetuar i kolagjenit, keramide, peptide, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Water, Lactobacillus/Collagen Ferment Filtrate, Glycerin, Propanediol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Betaine, Panthenol, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Arginine
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).