BENTON Cacao Moist And Mild Cream është një krem hidratues, i cili përmban 63% ekstrakt kakao, 10% gjalpë farash kakao dhe hialuronat natriumi. Ekstrakti i kakaos është një përbërës i fuqishëm i pasur me lëndë ushqyese, pasi është e pasur me kalcium, bakër, selen, magnez, mangan, zink, hekur dhe vitamina A, B1, C, D dhe E. Një përbërës me cilësi të lartë i cili ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në mënyrë lokale si edhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Gjithashtu, mund të ndihmojë që lëkura juaj të duket rinore dhe e shëndoshë duke parandaluar ndarjen e kolagjenit, proteinës që lufton rrudhat. Kremi përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos e lënë aspak ndjesinë e ngjitjes.
Kremi hidratues përmban 63% ekstrakt kakao, 10% gjalpë farash kakao dhe hialuronat natriumi për të dhënë dhe izoluar lagështinë brenda lëkurës për hidratim të zgjatur.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50g
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit “magjik”
63% ekstrakt kakao, 10% gjalpë farash kakao dhe hialuronat natriumi
Lista e plotë e përbërësve
Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Butylene Glycol, Glycerin, Water, Sorbitan Olivate, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Madecassoside, Beta-Glucan, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).