Keni menduar ndonjëherë të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit me anë të një esence? ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop është e formuluar me 50,000 ppm ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata), e gjetur në vargmalet Jiri në Korenë e Jugut. Ekstrakti i kësaj bime njihet në mjeksinë e lashtë aziatike dhe kineze, për vetitë e saj anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale, falë komponentëve të flavonoideve që ajo përmban. Gjithashtu ajo përmban quercitrin, që njihet për mbojtjen e lëkurës nga rrezet UVB. Kjo esencë ka filtra mbrojtës kimik me spektër maksimal SPF50+ PA++++, duke siguruar qetësimin e lëkurës dhe mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit! Nga ana tjetër ajo është e formuluar me niacinamide, që ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe dhe minimizimin e dukjes së poreve, ndërsa adenosine ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës, që i atribuohet ekspozimit ndaj rrezatimit të dëmshëm diellor. Panthenoli dhe glicerina ofrojnë hidratim për gjatë gjithë ditës. Konsistenca e esencës është e lehtë, dhe përthithet menjëherë, duke mos lënë aspak njollë të bardhë apo ndjesinë e ngjitjes, por duke i dhënë shkëlqim natyral lëkurës! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe atë sensitive. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për personat me akne fungale.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Përpara përdorimit tundeni mirë shishen dhe aplikoni disa sprucime në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata), filtra mbrojtës SPF 50+ PA++++, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Houttuynia Cordata Extract, Alcohol, Caprylyl Methicone, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Phenethyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Polysilicone-15, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Ethylhexyl Triazone, Hexyl Laurate, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Stearate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Aspergillus Ferment, Triticum Aestivum (Wheat) Seed Extract, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, C20-22 Alkyl Phosphate, Panthenol, Decyl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Ethylhexyl Olivate, Polyglyceryl-6 Behenate, Sodium Acrylates Copolymer, Polyglyceryl-4 Oleate, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Glycerin, Sodium Phytate, Maltodextrin, Lipase, Protease, C20-22 Alcohols, Xanthan Gum

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop SPF50+ PA++++

2,400 ALL 3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI