BENTON Aloe Soothing Mask, është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Kjo maskë është trajtimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës pas një shpërthimi aknesh të padëshiruar dhe pas ekspozimit të gjatë në diell. E formuluar me më shumë se 48% Aloe Vera, si edhe ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinenis, për të qetësuar, hidratuar, dhe rigjeneruar lëkurën. Pëlhura e saj me material tencel, është shumë e lehtë dhe qëndron në mënyrë perfekte mbi lëkurë për të siguruar një eksperiencë të rehatshme gjatë mbajtjes së saj. Niveli i saj i pH është 6.

Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe PEG.

*23gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethja e bimës Aloe Vera, ekstrakt nga Aloe Vera, ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Camellia Sinensis Leaf Water, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium PCA, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Microcrystalline Cellulose, Sodium Gluconate, Betaine, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Cellulose Gum

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

 

BENTON Aloe Soothing Mask (1pc.)

80 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI