ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture Gel Pump SPF 50+ PA++++

3,000.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture Gel Pump SPF 50+ PA++++, është një krem dielli inovativ i cili kombinon mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit me një formulë hidratuese dhe teksturë të lehtë si xhel. I formuluar me filtra mbrojtës nga teknologjia “Rohto’s UV Light Durability Capsule NEO”, ky krem siguron mbulim dhe rezistencë maksimale ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB. Kjo teknologji e avancuar gjithashtu mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm si pluhuri dhe poleni, duke minimizuar ndjeshmërinë e lëkurës. Formulimi i tij përfshin 3 lloje të acidit hialuronik, të cilët ofrojnë një hidratim të thellë dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështirës së lëkurës. Gjithashtu, mos të harrojmë se kjo SPF-ë është rezistente ndaj ujit, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për plazh dhe ditët e nxehta të verës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje mund të përdoret edhe nga fëmijët.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*140gr

Shpërndani