SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream është një krem i cili përmban 70% përmbajtje të frutit Yuzu, një hibrid mes frutit të mandarinës dhe limonit. Yuzu njihet për përqendrimin e tij të lartë të vitaminës C, e cila është shumë më e lartë se ajo e agrumeve të zakonshme. Kjo vitaminë është e njohur për vetitë e saj antioksiduese, duke ndihmuar në reduktimin e njollave të errëta dhe duke përmirësuar tonin e lëkurës. Formula e këtij kremi përmban gjithashtu 5% niacinamide, ose vitaminë B3, një përbërës i njohur për fuqinë e tij në zbutjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi dhe aknet. Gjithashtu, një tjetër përfitim i rëndësishëm i këtij përbërësi është stimulimi i prodhimit të kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe rinisë së lëkurës. Përveç këtyre, kremi përmban panthenol, i njohur për vetitë e tij hidratues dhe qetësuese. Panthenoli ndihmon në ruajtjen e lagështirës në lëkurë dhe ndihmon në rikuperimin e saj pas ekspozimit ndaj faktorëve të jashtëm. Ky kombinim unik përbërësish e bëjnë këtë krem një zgjidhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një produkt efektiv për trajtimin e njollave dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.

Formual e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, si: methyl-paraben, ethyl-paraben, sorbic acid, benzoic acid, benzyl alchool, etj,.

*60gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, 70% ekstrakt yuja, panthnol

Lista e plotë e përbërësve

Citrus Junos Fruit Extract (70%), Water, Butylene Glycol, Niacinamide (5%), Glycerin, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Benzyl Glycol, (-)-alpha-bisabolol (0.4%), Diphenylsiloxyphenyl Trimethicone, Arginine, Caprylylmethicone, Trehalose, Behenyl Alcohol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Coptis Japonica Root Extract, Polyisobutene, Sorbitan Isostearate, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Dimethicone/Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Inulin Lauryl Carbamate, Biota Orientalis Leaf Extract, Tocopherol, Stearyl Alcohol, Arachidyl Alcohol, Xylityl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Anhydroxylitol, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Xylitol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Raspberry Ketone, Glutathione, Biotin, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Arbutin, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ascorbic Acid, Menadione, Cyanocobalamin, Citrus Junos Peel Oil, Linalool, Limonene.

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream

1,700 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI