A e keni menduar ndonjëherë se mund të bëni pastrimin e dyfishtë të lëkurës me vetëm një larës?Nëse po, ju prezantojmë SOME BY MI Glow Barrier Calming Oil to Foam Cleanser nga linja Propolis B5 e markës SOME BY MI. Ky larës i veçantë kombinon fuqinë e kompleksit “Pro-Panthenol™” (një përzierje e propolisit dhe vitaminës B5 panthenol) dhe kompleksit Truecica™ (përmban disa lloje ekstrakti të bimës Centella Asiatica) për të krijuar një larës të përsosur për lëkurën shumë sensitive, të thatë dhe me barrierë të dëmtuar. Kjo formulë inovative xhel-vaj jo vetëm që heq të gjitha mbetjet e makeup-it dhe papastërtitë, por gjithashtu ofron një eksfolim shumë të butë, duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës pa shkaktuar irritime. Ideal për ata që kërkojnë një rutinë të thjeshtë dhe efektive të pastrimit të lëkurës. 

Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.

*120ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

Pro-Panthenol™” (një përzierje e propolisit dhe vitaminës B5 panthenol), Truecica™ (përmban disa lloje ekstrakti të bimës Centella Asiatica)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propolis Extract(11.4 %), Coco-Betaine, Glycerin, Honey Extract, Potassium Cocoate, Canola Oil, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates Copolymer, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Panthenol(1,000 ppm), Honey, Royal Jelly Extract, Ceramide NP, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Oil, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Quillaja Saponaria Bark Extract, Sapindus Mukorossi Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Portulaca Oleracea Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Glycolipids, Phytosphingosine, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Potassium Cocoyl Hydrolyzed Oat Protein, Babassuamidopropyl Betaine, Coco-glucoside, Potassium Stearate, Potassium Myristate, Tromethamine, Sodium Surfactin, Glyceryl Laurate, Hydrogenated Lecithin, Erythritol, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, C12-15 Alkyl Benzoate, Caprylyl Glycol, Hexylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Caprylate, Sodium Benzoate, Pentylene Glycol, CI 17200, CI 19140, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Disodium EDTA, Fragrance

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Oil to Foam

1,600 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI