Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream, është një tjetër nga ato produkte K-Beauty që nuk mund të anashkalohet pa e provuar! Çka e bën të veçantë këtë produkt është përbërja me 50% Ekstrakt të algave të kuqe (ekstrakt myshku irlandez), e cila ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Algat e kuqe janë të mbushura me energji të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Këto alga prodhojnë derivateve të aminoacideve, të cilat janë jashtëzakonisht të mira në bllokimin e rrezeve UVA të diellit. Me pak fjalë, thuhet se veprojnë si filtër mbrojtës SPF, tërësisht natyrale. Ky krem ka veti të jashtëzakonshme ruajtëse të lagështisë dhe ndihmon në rimbushjen e hidratimit natyral të lëkurës. Formulimi me niacinamide, e ngjashme me Vitaminën C, ndihmon në zbehjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi, duke parandaluar formimin edhe të atyre të reja. Përveç kësaj, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Gjithashtu, përmban nano-lipomozal Ceramide NP, i cili i ngjan strukturës lipidike të lëkurës, dhe ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Ndërsa acidi laktik i fermentuar ka prejardhje nga laboratori gjerman 100-vjeçar *CLR Berlin, i cili po udhëheq zhvillimet e përbërësve të fermentuar në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës! Ky krem është i përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës. 

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë krem edhe për lëkurat sensitive.

Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e linjës: Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum.

*50 ml / 1.69 fl. oz. 

 

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

 

Përbërësit "magjik"

50% ekstrakt myshku irlandez (alga të kuqe), Niacinamide dhe Glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, dipropylene glycol, hydrogenated poly (C6-14 olefin), caprylic/capric triglyceride, niacinamide, dimethicone, butylene glycol, 1,2-hexanediol, betaine, cyclopentasiloxane, chondrus crispus extract, hydroxyacetophenone, cetyl alcohol, glyceryl stearates, arginine, centella asiatica extract, ficus carica (fig) fruit extract, polysorbate 60, PEG-75 stearate, squalane, sodium hyaluronate, acrylates/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, carbomer, ceteth-20, steareth-20, fragrance, adenosine, disodium edta, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, arctium lappa root extract, hydrogenated lecithin, aspergillus ferment, carnosine, lactococcus ferment lysate, sorbitan isostearate, perilla ocymoides seed extract, ceramide NP, PEG-5 rapeseed sterol, polyglyceryl-10 distearate, cholesterol, beta-glucan, coral powder, hydrolyzed hyaluronic acid, polyglutamic acid, lysolecithin, hyaluronic acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, acetyl glutamine, potassium hyaluronate, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, sodium hyaluronate crosspolymer, stearic acid, hydrolyzed collagen, sodium acetylated hyaluronate, sodium chloride, phenylpropanol, levulinic acid, simmondsia chinensis (jojoba) seed oil, sodium levulinate, tocopheryl linoleate, polyquaternium-51.

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës

MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream

3,000 ALL 5,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI