MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream është një krem qetësues dhe riparues, i formuluar me kujdes për t’u përshtatur lëkurës më të ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Thelbi i formulës së kremit bazohet në kompleksin e patentuar Inteca™ – një përzierje e fuqishme e përbërësve natyrorë të marrë nga Centella Asiatica, duke përfshirë Asiaticoside dhe Madecassic Acid, të njohura për vetitë e tyre të shkëlqyera qetësuese dhe anti-inflamatore. Këta përbërës punojnë në mënyrë aktive për të ulur inflamacionin dhe për të shëruar irritimet, duke i dhënë një ndjesi qetësie të menjëhershme lëkurës. Ndërsa, përbërësit si niacinamide dhe adenosine jo vetëm që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, por edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet njihen për aftësinë e tyre për të rregulluar prodhimin e sebumit dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e shfaqjes së njollave dhe poreve të zgjeruara, ndërsa Adenosine përmirëson elasticitetin dhe promovon një pamje më rinore të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Kremi përmban gjithashtu acid hialuronik dhe sodium haluronate. Dy nga përbërësit më të njohur për hidratim, të cilët veprojnë në thellësi për të siguruar lagështirë të qëndrueshme dhe për të parandaluar tharjen e lëkurës, duke e bërë lëkurën të duket e shëndetshme dhe e butë.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*80ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Inteca™, niacinamide, adenosine, acid hialuronik, sodium haluronate

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Glycerin, Glyceryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Butylene Glycol, Sorbitol, Cetearyl Olivate, Vinyl Dimethicone, Sorbitan Olivate, Carbomer, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Glyceryl Stearate SE, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Ethoxydiglycol

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream

2,700 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI