MAKEP:REM Defense Me Daily. Sun Essence SPF 50+PA++++ është krijuar për ata që kërkojnë mbrojtje të lartë nga dielli dhe një formulë qetësuese për lëkurën. Ky krem përmban filtra kimikë të avancuar që ofrojnë mbrojtje efikase kundër rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa njëkohësisht ndihmon në hidratimin e lëkurës, duke rritur nivelin e saj me +73%. Një nga vecoritë unike të këtij kremi është gjithashtu përmbajtja e ujit bambusa vulgaris dhe kompleksit City-Proof, i cili përfshin ekstrakt farë moringa dhe vajra me origjinë bimore. Këta përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga agresorët e jashtëm, ndërkohë që qetësojnë irritimet dhe e mbajnë lëkurën të freskët dhe të relaksuar. Me një teksturë të lehtë trajtë esence, ky krem përthithet shumë shpejtë. Përveç kësaj, ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive. Kjo e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për përdorim të përditshëm, duke ofruar mbrojtje të vazhdueshme dhe një kujdes të veçantë për lëkurën.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

ujë bambusa vulgaris, ekstrakt lule nymphaea alba dhe kompleks City-Proof (që përmban ekstrakt të farës moringa dhe vaj me origjinë bimore)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-caprylate/caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-hexanediol, Moringa Oleifera Seed Extract, Lespedeza Capitata Leaf/stem Extract, Cardiospermum Halicacabum Flower/leaf/vine Extract, Rosmarinus O cinalis (Rosemary) Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Bambusa Vulgaris Water, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil,Helianthus Annuus (Sun ower) Seed Oil, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/stem Extract, Rosa Damascena Flower Water, Jasminum O cinale (Jasmine) Flower Water, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, t-Butyl Alcohol, Tocopherol, Octyldodecanol, Dipropylene Glycol, Maltodextrin, Sodium Palmitoyl Proline, Fructan, Helianthus Annuus (Sun ower) Seed Oil Unsaponi ables, Biosaccharide Gum-4

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.




MAKEP:REM Defense Me. Daily Sun Essence SPF 50+PA++++

1,700 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI