Shpesh mund t’ju ndodhi që pas pastrimit të fytyrës me larësin tuaj ujor e ndjeni lëkurën të thatë dhe të tendosur. Kjo ka të bëjë me formulimin e larësit, që mund të jetë agresiv ndaj lëkurës, duke i ndryshuar pH natyral të saj. Por, shpesh edhe pse përdorni larës të përshtatshëm, përsëri mund ta ndjeni lëkurën të thatë dhe të irrituar. Femrat koreane, japin një sugjerim të veçantë, larësit në formë shkume! Vetë shkuma është një konsistencë shumë e butë për lëkurën, madje arrin të penetrojë thellësisht në poret e lëkurës pa krijuar më të voglin acarim. Por, jo të gjithë larësit, kanë mekanizmin për ta nxjerrë përbërjen në formë shkume. Ne, kemi sjell një aksesor shumë praktik, ku do të mund të transformoni çdo larës ujor në shkumë! Me anë të ETUDE HOUSE My Bubble Maker Tool, do të krijoni një konsistencë shkume shumë të butë duke ju nevojitur shumë pak nga larësi juaj. Në këtë mënyrë do të kurseni edhe pastruesin tuaj të fytyrës, duke zgjatur për shumë e më shumë kohë se zakonisht! 

Hidhni shumë pak nga përbërja e larësit tuaj dhe shtoni ujë në enë, duke mbushur gjysmën e saj. Mbyllni kapakun, dhe tundeni lart e poshtë për të bërë përzierjen. Nxirrni jashtë shkumën kremoze dhe aplikojeni butësisht në fytyrë të lagur me lëvizje rrethore.

Etude House është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.

 

ETUDE HOUSE My Beauty Tool Bubble Maker

650 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI