MAKEP:REM Safe Me. Relief Essence Toner është një toner me formulim të thjeshtë, por shumë efektiv për lëkurën me ndjeshmëri të lartë. Ky produkt ofron një ndihmë të menjëhershme për ata që kërkojnë qetësim dhe përkujdesje të butë. Me përdorim të rregullt, lëkura do të ndjehet më e qetë dhe më e shëndetshme, duke e bërë këtë toner një shtesë të domosdoshme në rutinën e kujdesit të lëkurës. Formula e tij e veçantë përmban ekstraktin e koprës, i njohur për vetitë qetësuese dhe anti-inflamatore, i cili ndihmon në reduktimin e ndjeshmërisë dhe irritimit të lëkurës, duke e lënë atë të freskët dhe të qetësuar. Përveç ekstraktit të koprës, toner-i përmban ceramide NP, të cilat forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështirës dhe duke mbajtur lëkurën të hidratuar. Panthenol, një përbërës tjetër i rëndësishëm, është i njohur për efektet e tij hidratues dhe shërues, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e strukturës së saj. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës, si për shembull: lëkura me sensitivitet të lartë dhe inflamacion; lëkura me tendencë akneike; lëkura e thatë; dhe lëkura në moshë.

Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm.

 *400ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

kopër, ceramide NP, Panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Panthenol, Allantoin, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Xanthan Gum, Fructan, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Citric Acid, Disodium EDTA

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM Safe Me. Relief Essence Toner

2,200 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI