Cos De BAHA VA Vitamin C 15% Ascorbic Acid

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 14 dhe Maj 15.

Marka inovative Cos De BAHA, na ka prezantuar me serumin e ri VA Vitamin C 15% Ascorbic Acid. I formuluar me 15% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë kundër plakjes në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës – dhe çelësi për të mbajtur një lëkurë të lëmuar, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim! Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër ky serum ka në formulimin e tij arbutinë, një përbërës natyral i cili pengon sekretimin e melaninës (pigmentit të lëkurës), duke e bërë kështu një ndriçues të shkëlqyeshëm të lëkurës. Ndërsa, përbërja me panthenolë (Vitamina B5), ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave pasi bën të mundur dhe rigjenerimin e plotë të lëkurës. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*30ml

Shpërndani