Nëse ende jeni të pavendosur për të përdorur një eksfoliues fizik apo kimik, KORAL SECRETS ju sugjeron BENTON PHA Peeling Gel! Ky produkt është njëkohësisht eksfoliues fizik edhe kimik, falë përmbajtjes me celulozë natyrale, që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe sebumin e tepërt në lëkurë. Përbërësi kyç, ashtu siç kuptohet nga vetë emri i tij është PHA (poly hydroxy acids). Një acid alternativ më i butë, se sa AHA (alpha hydroxy acid), që nuk e irriton aspak lëkurën sensitive. Ky eksfoliues përmban acid hialuronik, ceramide dhe ektrakte krizanteme (bimë mediciale aziatike). Pasi ta aplikoni do të ndjeni një ndjesi mëndafshi, që nuk e keni ndjerë më parë në lëkurën tuaj. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, madje dhe për atë sensitive, dhe me tendencë akneike.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*70ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.

Përbërësit “magjik”

celulozë, PHA, acid hialuronik, ceramide.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Cellulose, Pentylene Glycol, Coco-Caprylate/Caprate, Glycerin, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Lactobionic Acid, Allantoin, Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Sodium Gluconate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON PHA Peeling Gel

1,400 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI