Maska VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot Moisturizing Mask është krijuar për të ofruar hidratim afatgjatë dhe të thellë. Çfarë e bën këtë maskë unike është kombinimi inovativ i ampulës dhe maskës prej gome, të përfshira në paketim. Ampula është e pasur me kompleksin CICA REEDLE™, një teknologji me mikrogrimca që ndihmon në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë. Për më tepër, përbërës si Hydrop Reedle Shot, CICA REEDLE™ dhe kapsulat HA-Nano janë të formuluara për të rritur lagështinë dhe për të siguruar hidratim të mjaftueshëm për lëkurën. Nga ana tjetër maska “Sheet Mask” përmban formulën inovative CICAHYALON™, që depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, trajtuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë është një zgjedhje e shkëlqyer për kujdesin e përditshëm të lëkurës suaj.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*27gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit "magjik"
Hydrop Reedle Shot, CICA REEDLE™, kapsula HA-Nano
Lista e plotë e përbërësve
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300:
Purified water, dipropylene glycol, niacinamide, glycerin, butylene glycol, macadamia seed oil, 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, sodium polyacrylate, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl. Taurate copolymer, polyisobutene, silica, glycereth-26, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, ethylhexylglycerin, caprylyl glycol, xanthan gum, adenosine, sodium hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, propolis extract.
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot Aqua Hydro Gel Mask:
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Butylene Glycol, Macadamia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella Asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.