MEDIHEAL I.P.I Brightening Ampoule Mask është versioni i ri dhe i përmirësur i maskës MEDIHEAL I.P.I Lightmax Ampoule Mask EX. Falë formulimit me niacinamide dhe glutathione kjo maskë arrin të ofrojë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke trajtuar edhe njollat kafe dhe hiperpigmentimin post-akne, të shenjave të mbetura. Ndërsa formulimi me ekstrakt nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark extract), bën të mundur heqjen e qelizave të vdekura dhe pastron thellësisht poret duke shpërbërë yndyrën dhe sebumin e tepërt. Lëkura do të jetë thellësisht e hidratuar dhe kjo falë formulimit me panthenol. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*27ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, glutathione, ekstrakt nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark extract), panthenol, allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin , Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Rosa Centifolia Flower Water, Morus Alba Bark Extract, Wine Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Carbomer, Panthenol, Trehalose , Betaine, Arginine, Glutathione, Allantoin, Polysorbate 80, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ethylhexylglycerin, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL I.P.I Brightening Ampoule Mask (1.pc)

250 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI