MARY & MAY Vitamin B5 + Bifida Toner është krijuar posaçërisht për të ofruar një lëkurë të shëndetshme! I formuluar me 1% vitaminë B5 (panthenol) ky toner arrin të hidratojë thellësisht të gjitha shtresat e lëkurës, duke balancuar nivelin e pH të kësaj të fundit. Gjithashtu panthenoli, ofron qetësim të lëkurës së irrituar dhe asaj me inflamacion. Nga ana tjetër formulimi me 30% përbërës të fermentuar: bifida lisate, të cilët përmbajnë vitaminë A, B dhe C forcojnë barrierën mbrojtëse, duke mundësuar kështu rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Gjithashtu përbërësit e fermentuar ofrojnë eksfolim shumë të butë të lëkurës, duke larguar qelizat e vdekura. Kombinimi i këtyre 2 përbërësve së bashku ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, si dhe kanë efekt fantastik shkëlqyes në lëkurë. Nga ana tjetër ky toner përmban niacinamide, për t’i adresuar hiperpigmentimit, tkurrjes së poreve dhe njëtrajtësimin të teksturës së lëkurës. Për efekte maksimale në lëkurë sugjerohet që të përdoret së bashku me locionin e linjës MARY & MAY Vitamin C + Bifida Lotion, pasi vitamina C dhe B5 maksimizojnë efektin e njëra-tjetrës. Ky toner i përshtatet të gjitha tipologjive të lëkurës, madje edhe asaj sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*120ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
vitaminë B5, bifida
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate (30,000ppm), Niacinamide, Panthenol (1,000ppm), Glycereth-26, Dipropylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Betaine, Caprylyl/Capryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Fragrance, Sodium Hyaluronate
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.