DEAR DOER Break Body Scrub, është scrub për trupin, i cili largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lënë këtë të fundit të butë dhe të mbushur plot me hidratim. Formulimi, me grimca të bollshme kripe me minerale të marra nga liqeni i pastër Tresal në rajonin alpin të Andeve, do ndihmojë mënyrë efektive procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe papastërtive që grumbullohen nga agjentët e jashtëm.  Nga ana tjetër, përmbajtja me karbon, një përbërës i shkëlqyer me funksione të larta adsorbimi, ndihmon në  kontrollin e sebumit të tepër, ndërkohë ekstrakti i gjetheve të Eucalyptus Globulus e mbron lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe forcon barrierën e lëkurës. Falë përmbajtjes me Allantoin, përbërës natyral me efekte të shkëlqyera qetësuese dhe mbrojtëse të lëkurës përdorimin e tij është i përshtatshëm edhe për lëkurat sensitive. Jo vetëm që ofron një eksperiencë të freskët dhe relaksuese për kujdesin e lëkurës suaj, por është gjithashtu i përshtatshëm edhe për meshkujt. I formuluat për të pasur një ndikim të pozitshëm në lëkurën tuaj, duke lënë të dy gjinitë të shijojnë një lëkurë të butë dhe të freskët. Prandaj, mos ngurroni ta provoni dhe të përfitoni nga pamja dhe ndjenja e një trupi të kujdesshëm.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës DEAR DOER, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*300ml

DEAR DOER Break Body Scrub

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI