Një nga linjat më të shitura, më të preferuara dhe më efektive të markës COSRX dhe të K-Beauty. Tashmë në botën e përkujdesjes së lëkurës janë krijuar dhe prodhuar me qindra produkte me përbërjen e sekrecionit të kërmillit, për shkak të benefiteve të tij të mrekullueshme, riparuese dhe shëruese. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës.
COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence
Kjo esencë premton mrekulli prandaj nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj. Duke e përdorur në mënyrë të vazhdueshme do të ndjeni lëkurën tuaj plotësisht të ndryshuar, plot gjallëri e shkëlqim!
*100ml
COSRX Advanced Snail 92 All in One Cream
Përmban 92% të këtij sekrecioni dhe i ofron lëkurës hidratim të thellë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës. Gjithashtu, bën të mundur shërimin e shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Ka konsistencë të lehtë edhe pse është shumë i pasur në vitamina dhe minerale. Pas një përdorimi të vazhdueshëm, do ta ndjeni lëkurën më të shëndetshme dhe të rigjallëruar!
*100gr
COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence
Përbërësit "magjik"
sekrecion i filtruar i kërmillit, sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Betaine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Phenoxyethanol, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Ethyl Hexanediol, Carbomer, Panthenol, Arginine
COSRX Advanced Snail 92 All in One Cream
Përbërësit "magjik"
sekrecion i filtruar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Alcohol, Stearic acid, Arginine, Dimethicone, Carbomer, Panthenol, Allantoin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Ethyl Hexanediol, Adenosine, Phenoxyethanol