BENTON Fermentation Essence Set përmban një shumëllojshmëri përbërësish të fermentuar të fuqishëm kundër shenjave të moshës, si: ferment i filtruar nga galactomyces (maja), ferment bifida lisat, keramide NP me prejardhje bimore, kolagjen, acid hialuronik, peptide.
Ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja, duke i ofruar lëkurës elasticitet dhe hidratim të thellë.
Falë këtij kremi do i ofroni zonës rreth syve freski dhe gjallëri. Pa harruar se, do të luftoni rrudhat e krijuara! (Për të mos harruar që është thjesht “Bestseller!
*10gr
BENTON Fermentation Essence
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
BENTON Fermentation Eye Cream
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
BENTON Fermentation Essence
Përbërësit “magjik”
filtrati i fermentuar i galactomyces, hialuronat natriumi, ceramide, lisati i fermentuar bifida
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Zanthoxylum, Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract Usnea Barbata (Lichen) Extract, Adenosine, Arginine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 20, Lecithin
BENTON Fermentation Mask
BENTON Fermentation Eye Cream
Përbërësit "magjik"
ferment i filtruar i galactomyces (maja), ferment i bifida lysate (probiotik), ceramide NP, sodium hyaluronate, ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Vera, adenosine, panthenol, beta-glucan
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentylene Glycol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Cetearyl Olivate, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sorbitan Olivate, Sorbitan Stearate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Betaine, Beta-Glucan, Panthenol, sh-Oligopeptide-1, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Pulsatilla Koreana Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).