Nëse dëshironi versionin në formë stick të TOCOBO Cica Calming Sun Serum SPF50+ PA++++ për një aplikim më të lehtë dhe komod, atëherë ju prezantojmë me TOCOBO Cica Cooling Sun Stick SPF50+ PA++++. Ky stick ka një formulë të lehtë dhe të freskët, i përbërë nga kompleksi unik i Centellës së fermentuar, i cili përmirëson depërtimin e përbërësve ushqyes dhe ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën. Me një përzierje të fuqishme prej 10 llojesh të acidit hialuronik, niacinamide dhe ekstrakt Aloe Vera, ky krem hidraton intensivisht, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës dhe duke i dhënë një ndjesi butësie dhe elasticiteti. Acidi hialuronik depërton në shtresa të ndryshme të lëkurës për të ofruar hidratim të thellë, ndërsa niacinamidet (vitamina B3) i japin lëkurës një pamje të ndritshme, duke zbehur njollat, duke kontrolluar prodhimin e sebumit dhe duke minimizuar dukjen e poreve. Ekstrakti i Aloe Verës nga ana tjetër ka veti qetësuese, si edhe mbron lëkurën nga irritimet dhe faktorët e jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive. Gjithashtu, ky stick është ideal për ata që kanë kryer procedura si dermapen, duke siguruar mbrojtje dhe qetësim të shtuar për lëkurën e ndjeshme pas trajtimit.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!

*19gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

kompleks të Centellës së fermentuar, 10 lloje të acidit hialuronik, niacinamide, ekstrakt i Aloe Verës,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Coco-Caprylate/Caprate, Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Butylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Ozokerite, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Dimethicone, Polymethylsilsesquioxane, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Stearalkonium Hectorite, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Sodium Chloride, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Propylheptyl Caprylate, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Mentha Arvensis Powder, Saccharomyces Ferment, Asiaticoside, Madecassoside, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Fragrance, Chromium Oxide Greens

Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.

Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

TOCOBO Cica Cooling Sun Stick SPF50+ PA++++

1,300 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI