I lehtë dhe i freskët, si një serum, TOCOBO Bio Watery Sun Cream SPF50+ PA++++ vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS në variantin krem, dhe variantin stick: TOCOBO Cotton Soft Sun Stick SPF50+ PA++++! Ky krem mbrojtës ndaj diellit vjen me çertifikim të të gjithë përbërësve që ai përmban, duke ofruar mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme UVA & UVB, si dhe qetësim maksimal të çdo irritimi në lëkurë. Formulimi i këtij kremi është i dyfishtë duke përmbajtur përbërës me bazë ujore dhe vajore. Ky kombinim ofron hidratim në çdo shtresë të lëkurës, por sigurisht pa e yndyrosur aspak këtë të fundit. Filtrat e këtij kremi janë fizik duke qenë se përmban (dioksid titanium) dhe kimik. Ky krem përmban gjithashtu 1000 ppm acid të pastër hialuronik dhe beta glukan, për të krijuar një shtresë hidratimi mbi lëkurë, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. Nga ana tjetër 1000ppm ekstrakt nga fasulja Mung, që njihet për përbërjen me minerale dhe aminoacide, do t’a ushqejë dhe qetësojë lëkurën. Gjithashtu është çertifikuar si produkt 100% vegan nga Qendra Kërkimore Klinike e Lëkurës PNK në Korenë e Jugut. Veçantia tjetër e këtij kremi është, sepse është i sigurt për lëkurat me sensitivitet të lartë pasi përmban përbërës të klasës EWG dhe PEG. Teksa do e aplikoni mbi lëkurë këtë krem do të vëreni një ndjesi freskie dhe prej pambuku. Një tjetër kontribut që jep kjo markë është sepse kremrat mbrojtës të saj nuk përmbajnë përbërës, si: oxoybenzone dhe octinosate që mund ndikojnë në dëmtimin e shkëmbinjve koralorë, duke dhënë kështu kontributin e saj si markë kozmetike, në mbajtjen e një ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!

*50ml 

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

filtra fizik & kimik, acid hialuronik, beta-glucan, ekstrakt i fasules Mung

Lista e plotë e përbërësve

Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Octocrylene, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dicaprylyl Carbonate, Cetyl Ethylhexanoate, Silica, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Tocopheryl Acetate, Ozokerite, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Curcuma Longa (turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Gossypium Herbaceum (cotton) Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Rheum Palmatum Root/Stalk Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Oenothera Biennis (evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Echium Plantagineum Seed Oil, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Caprylyl Glycol, Bisabolol, Triethoxycaprylylsilane, Titanium Dioxide, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Octyldodecanol, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Helianthus Annuus (sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Fragrance

Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.

Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

TOCOBO Bio Watery Sun Cream SPF50+ PA++++

1,350 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI