THE PLANT BASE Time Stop Peptide Eye Cream, është një krem sysh, që adreson çdo problematikë si: vijat e holla, rrudhat, rrathët e zinj, ënjtjen. Ajo çka e bën ndryshe këtë krem, është fakti që mund të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë. Këtë veprim të fuqishëm e arrin përmes formulimit me peptide, adenosine dhe niacinamide.
Përmban vetëm përbërës natyralë, si ekstrakti i trëndafilit dhe mjaltit, që heqin ndjesinë e lodhjes. Ka në përbërje më shumë se 10% ekstrakt të vërtetë mjalti, që njihet për vetitë e fuqishme antioksiduese dhe rigjenerative, nga përqindja e lartë e aminoacideve që përmban.
Përthithet lehtësisht nga lëkura dhe i lë asaj një ndjesi të freskët! Kombinohet në mënyrë perfekte me ampulën THE PLANT BASE Time Stop Collagen
Së bashku, do e bëjnë lekurën të shëndetshme dhe të rinuar!

Formula e tij është e pastër nga 18 përbërës të dëmshëm, si: paraben, pigmente, fenoksietanol, fragranca sintetike, benzofenon, vajra minerale, TEA, BHT, BHA, sulfate, acid askorbik, avobenzone, IPMP, alkool izopropil, timol, triklosan etj.

*30ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

36% përqind ekstrakt nga trëndafili, mbi 10% ekstrakt mjalti, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Rosa Damascena Flower Extract(36%),"Honey Extract(109%), Glycerin, CetylEthylhexanoate, Trimethyiolpropane TricaprylateTricaprate, Dimethicone, Cyclomethicone, "Macadamia integrifolia SeedOil, Brassica Campestris(Rapeseed)Sterols,PEG-5 Rapeseed Sterol, Cholesterol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol,Ceteth-3, Ceteth-5, "Butyros permumParkii(Shea) Butter, "Argania SpinosaKernel Oil, "Mauritia Flexuosa Fruit Oil,Hydrogenated Lecithin, Sodiurm Hyaluronate, Polyglutanic Acid, Ceramide NP,Stearic acid, *Simmondsia Chinensis (Jojoba)Seed Oil, Tocopheryl Acetate,Oleic Acid, Adenosine, "Propolis Extract,"Royal Jelly Extract, "Rosa DamascenaCallus Culture Extract, "Rosa DamascenaPhytoplacenta Culture Extract, DisocdiumEDTA, TOCopherol, "Rose Flower Oil, "Glycyrrhiza Glabra(Licorice) Root Extract, "Diospyros Kaki Leaf Extract, "Morus AlbaBark Extract, "Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Water, Ethylhexylglycerin,rh-Polypeptide 64(10ppb) ("Natural Ingredients)

Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

THE PLANT BASE Time Stop Peptide Eye Cream

1,800 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI