Vetëm marka SKINFOOD mund të sjellë një produkt “ëmbëlsirë” për lëkurën. Gjatë aplikimit të maskës Honey Sugar Food Mask, do të mrekulloheni nga aroma e këndshme e saj falë sheqerit organik të zi brazilian dhe mjaltit Manuka dhe Akacia. Grimcat e sheqerit të zi eksfoliojnë lëkurën pa e dëmtuar barrierën e saj, sepse gjatë masazhit që do t’i bëni fytyrës me ujë të ngrohtë, ai do të shpërbëhet lehtësisht. Mjalti Manuka dhe ai Akacia, do t’i dhurojnë lëkurës butësi, duke e hidratuar thellësisht atë.
Formula e tij nuk përmban: paraben, alkool, vajra mineral. Niveli i tij i pH është 5-5.6.

*100gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

sheqer organik brazilian, mjaltë Manuka, mjaltë Akacia

Lista e plotë e përbërësve

Sucrose, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Honey, Water, Cetyl Ethylhexanoate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Stearalkonium Hectorite, C12-14 Pareth-12, Ceteth-10, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Lanolin, Propolis Extract, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Lactobacillus Ferment, Saccharomyces Ferment, Sorbitan Laurate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caramel, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Honey Sugar Food Mask

1,200 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI