SHISEIDO TSUBAKI Premium Repair Mask Hair Pack është maska më e veçantë për flokët, që do t’i bëjë ato më elastike, më të shëndetshme, më të forta dhe më të buta. E formuluar me ekstrakt Royal Jelly, kjo maskë do t'i ofrojë hidratim të thellë flokëve, nga rrënja deri në gjithë gjatësinë e tyre. Ndërsa, përmbajtja me acid Amino Osmotikë forcon kutikulat e dëmtuara të flokëve dhe i ushqen ato me proteina. Nga ana tjetër, teknologjia inovative e penetrimit ndihmon përzierjen e përbërësve aktivë të maskës në mënyrë që të depërtojnë më shpejt në skalp. Gjithashtu, vlen të përmendet që maska ka një aromë natyrale delikate të lules së kamelisë për të ofruar një përvojë të plotë në kujdesin e flokëve. Pas përdorimit të saj, do të ndiheni sikur sapo keni dalë nga një studio profesionale e kujdesit të flokëve.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artifical

*180g

Pas larjes me shampo, thajini flokët me peshqir dhe aplikoni një sasi të konsiderueshme në gjatësinë e flokut tuaj duke filluar nga pjesa e mesme deri në fund të flokëve. Mbështillni flokët me një kapuç flokësh ose një peshqir dhe masazhoni butësisht. Prisni 5-10 minuta dhe më pas shpëlajeni tërësisht.

*Për të pasur rezultate të mira, rekomandohet përdorimi i rregullt i maskës, 1 herë në javë.

 

Përbërësit "magjik"

vaj fare Kamelin, ekstrakt Royal Jelly, acid Amino Osmotikë

Lista e plotë e përbërësve

water, sorbitol, dimethicone, hydrogenated rapeseed oil , isopentyldiol, behentrimonium chloride, amodimethicone, hydroxypropyl arginine lauryl/myristyl ether hcl, dihydroxyethyl stearyl propyl dimonium, glutamic acid, trehalose, squalane, steartrimonium chloride, peg-90m, pca, phytosteryl/octyldodecyl lauroyl glutamate, hydrolyzed wheat protein, polyquaternium-64, hydrolyzed wheat powder starch, royal jelly extract, isopropyl alcohol, cetyl alcohol, octyldodecanol, alcohol, propylene glycol, butylene glycol, tocopherol, phenoxyethanol, sodium benzoate, fragrance, ci 15985

SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë. 

SHISEIDO TSUBAKI Premium Repair Mask Hair Pack

1,800 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI