Nëse keni nevojë për një scrub&shampo për larguar të gjitha papastërtitë në mënyrë të butë, dhe pa e tharë aspak lëkurën, merrni shishen më të re të koleksionit "Koral Secrets" I'M FROM Yoonseul Body Scrub & Wash. Kjo formulë intensive heq qelizat e vdekura të lëkurës me kokrrat e tij eksfoluese i cili në bashkim me ujin kthehet në një shkumë të lehtë. Përmbajtja me ekstrakt natyror (kajsi, avokado, grejpfrut), qymyr bambu, ujë deti punojnë për të eksfoliuar lëkurën dhe për të nxitur prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj, ky scrub ka edhe një aromë fantastike, e cila do e bëjë akoma më shumë tërheqëse procesin e eksfolimit të lëkurës. I formuluar me ekstrat Citrus, trëndafil (Peony) dhe Labdanumi (Cistus ladanifer)  ky scrub&shampo trupi do t'ju relaksojë dhe njëkohësisht do t'ju mbushë plot me energji pozitive. 

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300gr

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit “magjik”

 Citrus, trëndafil (Peony) dhe Labdanumi (Cistus ladanifer) 

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, sodium laureth sulfate, pumice stone, cocamidopropyl betaine, fragrance, acrylate copolymer, 1,2-hexanediol, sodium chloride, potassium hydroxide, apricot seed powder, disodium EDTA, bamboo charcoal , Butylene Glycol, Rosehip Fruit Oil, Avocado Oil, Sea Water, Ceteth-25, Tangerine Seed Extract, Oleth-10, Xanthan Gum, Hydroxycitronellal, Geraniol, Citronellol, Hexylcinnamal, limonene, etc

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Supul Body Scrub & Wash

3,400 ALL 4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI