Nëse ju nevojitet një produkt që të mbajë flokët larg fytyrës teksa e pastroni apo kryeni rutinën duke aplikuar produkte të ndryshme në lekurë, KORAL SECRETS ju sjell një produkt shumë praktik, por njëkohësisht dhe shumë "cute" në varësi të ngjyrave dhe formës së ndryshme I DEW CARE Headband! Përveçse domosdoshmëri, ky produkt njëkohësisht është dhe shumë praktik, ndërsa kryeni makeup-in tuaj, ose relaksoheni në një qendër SPA! Pse jo, të postoni edhe selfie gazmore! 

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Headbands

600 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI