MARY & MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition është zgjedhja perfekte për ju që kërkoni të trajtoni vijat e holla dhe rrudhat. I frymëzuar nga trashëgimia e pasur koreane, ky serum kombinon retinolin e pastër me bakuchiolin për një formulë unike që përqafon inovacionin K-beauty. I formuluar me 0.1% retinol të pastër, 1000 ppm bakuchiol, ekstraktin e Centella Asiatica nga Jeju dhe peptidet e trefishta, ky serum ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, redukton pamjen e poreve dhe përmirëson elasticitetin. Veçantia tjetër për të cilin ky serum krenohet është teknologjia inovative e nano-emulsionit e cila mundëson depërtim të thellë të përbërësve aktivë, duke siguruar një hidratim të qëndrueshëm dhe të thellë. Formula e saj e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyre, duke e bërë lëkurën tuaj të butë, të freskët dhe të rigjallëruar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe akneike.

Formula e tij është e pastetuar në kafshë, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, dimethicone, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial etj.

Këshillë: Duke qenë se formula e tij është shumë e përqëndruar, këshillohet që të merrni shumë pak, dhe ta ndani në të gjithë pjesët e fytyrës dhe më pas ta masazhoni në të. Një mënyrë tjetër për të mos e ekzagjeruar në sasi është duke e bashkuar një sasi shumë të vogël me kremin tuaj hidratues, duke e aplikuar më pas në lëkurë.

*80ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin ose esencën e rutinës tuaj, tundeni shishen e serumit dhe aplikoni vetëm një sprucim në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret në mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

0.1% retinol të pastër, 1000 ppm bakuchiol, ekstrakt Centella Asiatica, peptide

Lista e plotë e përbërësve

 

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 





MARY & MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition

2,100 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI