NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream

4,500.00 ALL 2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 18 dhe Qeshor 19.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream është një krem për zonën rreth syve i cili premton rritje intensive të elasticitet të lëkurës falë formulimit me 10%  V.Biome Liposome™️, (përbërës i patentuar nga NEOGEN), 10 lloje të ndryshme peptidesh dhe 5 përbërësve të tjerë të patentuar të cilët rrisin qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e tij! Duke qenë se kolagjeni me kalimin e viteve fillon dhe reduktohet, shenjat e para të moshës fatkeqësisht fillojnë dhe vërehen lehtësisht në zonën rreth syve. Pikërisht peptidet arrijnë të plotësojnë proteinën e munguar në lëkurë, duke mbushur në këtë mënyrë të gjitha boshëllëqet që krijon kolagjeni. Nga ana tjetër formulimi me 10,000 ppm Argireline, përbërës ky i patentave Amerikane, Spanjolle dhe Europiane (ES2160485B1, US7473679B2, EP1180524B1), ndalon komunikimin e nervave dhe muskujve gjatë lëvizjes së mimikës. Nëse ende nuk ju bind ky krem, në formulimin e tij janë edhe 4 përbërës të tjerë të patentuar, si: Syn-Coll, Effipulp, Aquaxyl dhe Collageneer, që kontribuojnë gjithashtu në rritje të elasticitetit dhe minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe te ato të mimikës. Konsistenca e kremit vjen në trajtë xheli, duke bërë të mundur që zonën rreth syve t'a ndjeni gjithmonë të hidratuar dhe shumë të butë! I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*35ml

Shpërndani