TORRIDEN DIVE-IN Mild Sun Cream SPF50+ PA++++, është një revolucion në mbrojtjen e lëkurës, i formuluar me 100% oksid zinku për të ofruar mbrojtje maksimale SPF50+ PA++++. Kjo formulë e fuqishme është testuar për efikasitetin e saj dhe garanton mbrojtje të plotë kundër rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB. E veçanta e këtij kremi qëndron në përmbajtjen e tij të pasur me 10 lloje të acidit hialuronik. Këto molekula të vogla penetrojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke ofruar hidratim të përqendruar dhe mbrojtje nga tharja. Tekstura e tij përthithet menjëherë pa lënë aspak njollë të bardhë në lëkurë. Përfundimi mat e bën atë perfekt për përdorim të përditshëm, duke i dhënë lëkurës një ndjesi të freskët. Ky krem është zgjidhja ideale për mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës tuaj gjatë gjithë ditës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. 

*60ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

oksid zinku, 10 lloje të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

WATER, ZINC OXIDE, CYCLOHEXASILOXANE, BUTYLOCTYL SALICYLATE, PROPYLHEPTYL CAPRYLATE, PROPANEDIOL, DICAPRYLYL CARBONATE, ISODODECANE, POLYGLYCERYL-3 POLYDIMETHYLSILOXYETHYL DIMETHICONE, CAPRYLYL METHICONE, SODIUM HYALURONATE, HYALURONIC ACID, HYDROLYZED SODIUM HYALURONATE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE, SODIUM HYALURONATE CROSSPOLYMER, POTASSIUM HYALURONATE, DIMETHYLSILANOL HYALURONATE, HYDROXYPROPYLTRIMONIUM HYALURONATE, SODIUM HYALURONATE DIMETHYLSILANOL, PANTHENOL, ALLANTOIN, TREHALOSE, CERAMIDE NP, HAMAMELIS VIRGINIANA (WITCH HAZEL) EXTRACT, PORTULACA OLERACEA EXTRACT, ANTHEMIS NOBILIS FLOWER EXTRACT, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, 2,3-BUTANEDIOL, DISTEARDIMONIUM HECTORITE, MAGNESIUM SULFATE, TRIETHOXYCAPRYLYLSILANE, METHYL METHACRYLATE CROSSPOLYMER, POLYGLYCERYL-2 DIPOLYHYDROXYSTEARATE, LAURYL POLYGLYCERYL-3 POLYDIMETHYLSILOXYETHYL DIMETHICONE, GLYCERYL CAPRYLATE, CAPRYLYL GLYCOL, BUTYLENE GLYCOL, TOCOPHEROL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, 1,2-HEXANEDIOL, MELIA AZADIRACHTA LEAF EXTRACT, MELIA AZADIRACHTA FLOWER EXTRACT, COCCINIA INDICA FRUIT EXTRACT, SOLANUM MELONGENA (EGGPLANT) FRUIT EXTRACT, ALOE BARBADENSIS FLOWER EXTRACT, CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT, CORALLINA OFFICINALIS EXTRACT, OCIMUM SANCTUM LEAF EXTRACT, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, MALACHITE EXTRACT

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN DIVE-IN Mild Sun Cream

2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI