Pyunkang Yul Cleansing Foam, është larës ujor nga marka e njohur koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjeksisë tradicionale koreane! Nëse dëshironi që të gjitha papastërtitë e lëkurës tuaj, bashkë me sebumin e grumbulluar në poret tuaja, të pastrohen thellësisht, atëherë ky larës është zgjidhja e duhur! Në pamje të parë do t'ju japë përshtypjen e një kremi, por pas unifikimit me ujin, do të rikthehet në një shkumë super të butë për lëkurën. Falë ekstraktit të rrënjës së bimës Saposhnikovia Divaricata, në lëkurën tuaj do të krijohet një barrierë mbrojtëse hidratimi, e cila bën të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit, duke i ofruar qetësim të plotë asaj. Përbërësit natyral, të nxjerrë nga kokosi, mundësojnë shkumimin e butë, të thellë dhe efektiv. Ky larës është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, dehidratuar dhe atë sensitive.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: aroma dhe ngjyrues artificialë, të cilët mund të shkaktojnë irritim në lëkurë.

*Produktet PYUNKANG YUL janë të rregjistruara në CPNP Evropiane, e cila ndalon testimin te kafshët. 

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

ekstraktit të rrënjës së bimës Saposhnikovia Divaricata

Lista e plotë e përbërësve

Saposhnikovia Divaricata Root Extract, Glycerin, Myristic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Stearic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Beeswax, RHEODOL MS-165V, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Glycol Distearate, Lauramide DEA, Glyceryl Stearate SE, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Caprylate, Fragrance

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

PYUNKANG YUL Cleansing Foam

1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI